Your Account

Your Email Address
Your Password

Cards We Accept

BOX_INFORMATION_CARDalbanianstamps@gmail.com
BOX_INFORMATION_CARDalbanianstamps@gmail.com

Tell A Friend

 
Tell someone you know about this product.

Articles

November 8th, 11
Biografi Enver Hoxha nga Blendi Fevziu - rekord shitjesh

 

 

 

Nese do te shkoni ne librarite e Ti...

TEXT_MORE
January 20th, 11
Албания ме


TEXT_MORE

Who's Online

There currently are 5 guests online.

LIVE CHAT

Your Content here
links
Military Top rankings. War relics- militaria and collecting sites, world war history. ww2 militaria uniforms steel helmets

MilitariaWebring.com
The MilitariaWebring.com site is sponsored by WorldMilitaria.com.

Review albaniancorner.com on alexa.com
ALBANIA STAMPS 2010 Albanian Underwater Archeology FDC [3120]
 
ALBANIA STAMPS 2010 Albanian Underwater Archeology FDC

TEXT_PR:  $6.99 

Quantity:     

TEXT_PD:


ALBANIA STAMPS 2010 Albanian Underwater Archeology FDC



Detailed map of underwater addition, where possible fixed points of archaeological interest in this area are relics discovered three commercial shipping, which date from the century. 6-3 BC and serving the scientific work of Albanian archaeologists associated with the presence of a fleet Illyrian hypothesis is partly supported by written sources of ancient authors. 

Arkeologjia nënujore: Ekspedita shqiptaro-amerikane do të punojë deri në 2014.Arkeologjia nënujore ka ngjallur interes të veçantë për studiuesit shqiptarë. Viti që lamë pas shënoi edhe fillimet e punimeve në zona të caktuara, ku mendohet se ka gjurmë të hershme të historisë. Për njohjen e trashëgimisë arkeologjike nënujore shqiptare u ngritën ekspedita të përbashkëta shqiptaro-amerikane, puna me të cilët do të vazhdojë deri në vitin 2014.

Kështu ka deklaruar së fundmi bashkëdrejtori i ekspeditës, Ardian Anastasi. Puna e deritanishme e kësaj ekspedite ka treguar se brigjet e Ilirisë së jugut “rriheshin” nga një flotë tregtare vendase, e cila në të njëjtën kohë mbronte vektorin ekonomik mes Ilirisë dhe Greqisë së lashtë.

Ndërkohë, konfirmohen objektivat e ekspeditës për periudhën në vazhdim, të cilat janë: testimi i brigjeve të brendshme dhe të jashtme të Kepit të Karaburunit, si dhe të gjireve detare të Gramës, Arushës, Shën Janit, Shën Vasilit etj., si edhe konfirmimi i pranisë së disa sanktuareve antikë dhe mesjetarë.

Anija e specializuar amerikane, “Herkules”, e drejtuar nga George Robb dhe drejtori shkencor, Jeffrey Royal, në bashkëpunim me specialistët shqiptarë, ndër të cilët edhe prof. Neritan Ceka, gjatë viteve 2007 dhe 2008, ka “skanuar” bregdetin jugor nga Kepi i Stillos deri në gjirin e Kakomesë. Veç hartës së detajuar nënujore, ku janë fiksuar pikat e mundshme me interes arkeologjik, në këtë zonë janë zbuluar tre relikte të anijeve tregtare, të cilat datojnë nga shek. 6-3 p.e.s dhe që i shërbejnë punës shkencore të arkeologëve shqiptarë lidhur me praninë e një flote ilire, hipotezë që mbështetet pjesërisht edhe nga burimet e shkruara të autorëve antikë.

Gjithashtu, ka të dhëna se në zonën nënujore të Triportit ndodhen edhe dy anije të tjera relikte, si dhe struktura ndërtimore antike, kampionët e të cilave po analizohen nga specialistët italianë të Universitetit të Foggias.

Zona ku ndodhen mbetjet e të paktën tre anijeve antike mund të kthehet në një park arkeologjik nënujor, ku vizitat e turistëve në grup mund të udhëhiqen nga guidat e specializuara.

This product was added to our catalog on Friday 04 March, 2011.

Reviews Add to Wish List