Your Account

Your Email Address
Your Password

Comments

There are currently no product reviews

Cards We Accept

BOX_INFORMATION_CARDalbanianstamps@gmail.com
BOX_INFORMATION_CARDalbanianstamps@gmail.com

Articles

November 8th, 11
Biografi Enver Hoxha nga Blendi Fevziu - rekord shitjesh

 

 

 

Nese do te shkoni ne librarite e Ti...

TEXT_MORE
January 20th, 11
Албания ме


TEXT_MORE

Who's Online

There currently are 5 guests online.

LIVE CHAT

Your Content here
links
Military Top rankings. War relics- militaria and collecting sites, world war history. ww2 militaria uniforms steel helmets

MilitariaWebring.com
The MilitariaWebring.com site is sponsored by WorldMilitaria.com.

Review albaniancorner.com on alexa.com
Biografi Enver Hoxha nga Blendi Fevziu - rekord shitjesh by Elvis Cenka

 

 

 

Nese do te shkoni ne librarite e Tiranes dhe do te kerkoni Librin e fundit te Blendi Fevziut  Enver Hoxha - e para biografi e bazuar në dokumentet e arkivit personal dhe në rrëfimet e atyre që e njohën, do te konsideroheni disi te pafat pasi te gjitha kopjet jane shitur. Si kurre me pare Blendi Fevziu ne pak dite ka prekur me shume se 50.000 lexues te cilet tashme e kane librin e tij ne duar dhe kerkesa vazhdon. Neser pritet te shtypen edhe 50.000 kopje te tjera per lexuesit shqiptar brenda dhe jashte vendit. te cilet kane treguar nje interes te jashtezakonshem. Cfare e ben kete liber te vecante? Se pari, mendoj se koha ne te cilen kjo biografi per diktatorin me te madh te bllokut lindor pas Stalinit ate te Enver Hoxhes i vjen lexuesit shqiptar eshte koha e duhur. Kane kaluar me shume se 25 vjet nga vdekja e diktatorit dhe ne kete kohe jane ata qe linden ne kohen e tij dhe kaluan vite te shumta nen ate regjim, jane ata te cilet e njohen fare pak ne librat e leximit, jane dhe ata qe e kane degjuar vetem si emer por nuk dine asgje rreth kesaj figure. Per ata qe u rriten nen regjimin komunist dhe adhuruan, mitizuan liderin e tyre, eshte e para here qe e shohin idhullin e tyre te demitizuar. te zhvezhur nga cdo lloj shenjterie, ai eshte nje njeri ne te cilin nuk banon asgje hyjnore. Nje natyre njerezore gjakatare maskuar dhe trukuar me kujdes nga njerezit e propagandes. Edhe ithtarin me te larte te Enver Hoxhes ky liber e ben te reflektoje sadopak dhe te distancohet disi nga veprimet e liga qe mbillnin ngado vdekjen ne 50 vjetet e sundimit te tij. 

Po kuriozitet per kete liber kane edhe ata si puna ime qe e njohem fare pak. Une isha ne klasen e pare kur vdiq diktatori dhe megjithese doja shume te qaja sic benin te gjithe nuk e bera dot. Ishte shume larg meje dhe nuk e kuptoja realisht "gjemen" qe e kishte gjetur Shqiperine e gjore. Per mua ky liber eshte nje menyre per te kuptuar jeten e prinderve te mi, friken perzjere me mashtrimin e madh ndoshta me te madhin qe eshte perjetuar ndonjehere nga vendi im. Eshte nje deshmi per mos te lejuar te ndodhe serish.

Per te rinjte eshte nje trend. Te rinjte te cilet e kane degjuar emrin e Enver Hoxhes permes mediave apo permes ndonje veterani kane interes per kete liber pasi si te gjithe te rinjte duan te shkojne kunder rrymes se dy brezave qe permenda me siper. Per ta te shihen me librin rreth Enver Hoxhes ne duar do ishte snobizem. Do te ishte nje lloj Che Guevara. Nje medyshje ku shprehet mllefi dhe habia Per ta pa dashje Z. Fevziu mitizon serish Enverin.

Elvis Cenka



This article was published on Tuesday 08 November, 2011.
Current Reviews: 0 Write Review
Tell a friend
Tell a friend about this article: