Prodhuesit

mbreti luan filma per femije

Buletini

Enver Hoxha nga Blendi Fevziu Biografi

Enver Hoxha nga Blendi Fevziu Biografi

Enver Hoxha - E para Biografi bazuar ne dokumentet e arkivit personal dhe ne rrefimet e atyre qe e njohen

Me shume detaje


$14.00

bk001

Gjendja: gjendet ne stok

Ne listen e deshirave

3 produkte te ngjashme ne te njejten kategori

Enver Hoxha - the first biography based on archive documentsand personal narratives of those who knew

Blendi Fevziu
UET Press
Year: 2011

ISBN: 978-99956-39-35-1


Enver Hoxha - e para biografi e bazuar në dokumentet e arkivit personal dhe në rrëfimet e atyre që e njohën

Blendi Fevziu

UET Press

2011

ISBN: 978-99956-39-35-1

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t&#39i transformuar ngjarjet, për t&#39i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë. Madje, ndryshe nga shumë diktatorë të tjerë, ai jo vetëm e shoqëroi trukimin e historisë me eleminimin e dëshmitarëve dhe të njerëzve që kishte pasur afër, atyre që nuk do t&#39ia pranonin trillet, por e nisi këtë trukim shumë herët, jo kur u ngjit në piedestal, as kur u bë njeriu më i fortë i vendit. Ai i nisi trukimet dhe eleminimet që në vitet e para të karrierës së tij në Partinë Komuniste të Shqipërisë, që kur ishte ende ilegal, ende në kërkim dhe ende pa e pasur pushtetin që arriti ta ketë më pas.


Pas viteve 90&#39, dëshira për ta treguar historinë e Enver Hoxhës dhe të karrierës së tij ashtu siç ishte, reale, shpesh i zhyti rrëfimtarët në kurthin e kalimit të cakut, të denigrimit pa shkak dhe të memuaristikës së diktuar nga zhvillimet e ditës. Enver Hoxhën u orvatën ta zhdukin nga çdo piedestal, duke u nisur nga pyetjet bazike: A kishte qenë ai realisht komunist? A kishte qenë ai i pari i Partisë  apo e kishte uzurpuar Partinë që mori pushtetin në dorë? Pothuajse ashkush nuk pati kthjelltësinë të kuptonte se e gjitha kjo kishte pak rëndësi. Enver Hoxha iu imponua lëvizjes komuniste, shfrytëzoi problemet dhe grindjet në gjirin e saj, lëvizi me talent spikatës mes liderëve të zhurmshëm të kohës, u ngjalli atyre besim, iu imponua, doli në krye dhe, më pas, i eleminoi një nga një.



Aucun commentaire n'a été publié pour le moment.